
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se partia që ai e drejton është futur në garë për të qeverisur sërish me vendin.
Mustafa ka thënë se LDK-ja ua ka borxh qytetarëve dhe bizneseve implementimin e programit ekonomik dhe të punësimit; përmbylljen e dialogut me njohje reciproke; vazhdimin e fuqishëm të luftës kundër pandemisë dhe heqjen e vizave, shkruan Reporteri.net.
Mustafa ka reaguar edhe ndaj një njoftimi të kreut të VV-së, Albin Kurtit, i cili gjatë ditës ka bërë të ditur se 77 akademikë botërorë e kanë mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai ka quajtur ata pseudoanalistë që nuk i njeh askush.
“LDK garon të dal e para, garon të qeverisë me vendin.
Ua kemi borxh qytetarëve dhe bizneseve implementimin e programit ekonomik dhe të punësimit; përmbylljen e dialogut me njohje reciproke; vazhdimin e fuqishëm të luftës kundër pandemisë; heqjen e vizave.
Dorëzimi para pseudoanalistëve, “profesorëve” nga Kosova e “Amerika” që askush nuk i njeh si të tillë përveç disa portaleve, nuk është veçori e LDK-së.
Një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kanaqe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj.
Qytetarë na japin votën e tyre që të qeverisim, jo të qëndrojmë në opozitë.
Në opozitë duhet të mbesin ata që s’dinë të qeverisin por të vetmen gjë që e dijnë është të bëjnë zhurmë“, ka shkruar Mustafa.