Lajme

75 vjet nga themelimi i UNESCO-s

Përfaqësues nga 44 shtete, më 16 nëntor 1945, u mblodhën në Londër për të “ndërtuar paqe në mendjen e njerëzve”, për të krijuar një organizatë që do të mishëronte një kulturë të mirëfilltë paqeje, mbështetur në solidaritetin intelektual dhe moral të njerëzimit për të parandaluar shpërthimin e një lufte tjetër botërore.

Në këtë konferencë u themelua UNESCO, akronim në gjuhën angleze për Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Kushtetuta e UNESCO-s, nënshkruar më 16 nëntor 1945, hyri në fuqi një vit më vonë, pas ratifikimit nga 20 vende: Australia, Brazili, Kanada, Kina, Çekosllovakia, Danimarka, Republika Dominikane, Egjipti, Franca, Greqia, India, Libani, Meksika, Zelanda e Re, Norvegjia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Turqia, Britania e Madhe dhe SHBA.

Sesioni i parë i Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s u mbajt në Paris nga 19 nëntor-10 dhjetor 1946 me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 30 vende me të drejtë vote.

Përndryshe, Kosova në vitin 2015 ka aplikuar në këtë organizatë, por nuk ka arritur të anëtarësohet për tri vota.

Postime të ngjajshme
Lajme

Ja kur priten masat e reja

Lajme

Si do ta kemi motin nesër dhe ditëve në vijim

Lajme

LAJMI I FUNDIT: Ky është vendimi për masat antiCOVID

Lajme

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në këto vende