Show Bizz

6 muaj pa nënën, Robert Berisha iu drejtohet të gjithëve me një mesazh emocionues

Robert dhe Patris Berisha disa muaj më parë humbën njeriun më të shtrenjtë, nënën e tyre, Teutën.

Lajmin e trishtë e dhanë vetë ata përmes disa postimeve në rrjete sociale.

“Pusho e qetë mami jem per ty me shkru kom shum, po e la me kaq”, shkroi Roberti përkrah një fotografie me nënën e tij.

Madje, ai bëri edhe një pauzë sezonale në emisionin e tij dhe u rikthye më 21 shkurt.

Së fundmi artisti ka prekur me një postim në rrjetet sociale. Berisha ka publikuar një pjesë të interpretimit të Sabri Fejzullahut në emisionin e tij ‘’Robi plaket kur don vet’’, të këngës ‘’Pse s’thashë të du’’.

’Pse s’te thash të du sa ishte ktu’’ është një pjesë nga kënga nëpërmjet së cilës Roberti jep një mesazh për të gjithë ata që kanë fatin të kenë akoma prindërit.

‘’Mos e leni mu bo vonë shpreheni dashninë, tregoni sa i doni’’, ka shkruar këngëtari krahas videos.

Kujtojmë se nëna e këngëtarit të njohur luftonte prej kohësh me një sëmundje të rëndë.

Madje, që para se të lindte vajza e tij, Renee, e ëma i ishte nënshtruar kimioterapisë ndërsa këngëtari lutej që gjithçka të shkonte mirë dhe ai ta kishte për shumë vite pranë mamanë e tij.

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur

Show Bizz

“Qebapa direkt nga Kosova”, Dua Lipa publikon fotografi teksa shijon ushqimin

LajmeShow Bizz

Lola Haradinaj tregon se si hoqi dorë nga muzika dhe arsyeja ishte Dauti

LajmeShow Bizz

Policja kosovare si gjithmonë provokuese, këto janë fotografitë nga pushimet e saj