Lajme

58 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës

58 pacientë me koronavirus po trajtohen aktualisht në Spitalin e Pejës.

Prej tyre, pesë pacientë janë në respirator, 37 janë me oksigjenoterapi ndërsa 12 janë në gjendje më të rëndë.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit në këtë spital 178 pacientë kanë marrë trajtim emergjent.

Njoftimi i plotë:

58 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 pacientë janë në Respirator (CPAP), 37 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 178 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 10 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

1 lindje ka qenë me prerje cezariane. Ka lindur 1 foshnje e gjinisë mashkullore.

249 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3628 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vdes nga koronavirusi burri i ish-deputetes

Lajme

Ndërron jetë gruaja e veprimtarit Adem Demaçi

Lajme

Serbisë i pengon ngritja e flamurit kombëtar të shqiptarëve në Preshevë, ngrit padi ndaj Mustafës

Lajme

Ku dështoi Kosova në sigurimin e vaksinës?