Sport

41 vjet më parë “përulnin” Barcelonën, klubi i madh shqiptar sot bie në Ligën e Dytë

Flamurtari i Vlorës do të luajë vitin tjetër në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar.

“Kuqezinjtë” nga qyteti jugor i Shqipërisë pësuan 5-4 nga Tërbuni pas penalltive në “Play-Off”-in e Kategorisë së Parë dhe kësisoj nuk mbijetuan, shkruan Demokracia.com.

Natyrisht se për këtë histori të zezë të futbollit vlonjat nuk munguan në fund as lotët e zhgënjimit.

Flamurtari është një nga skuadrat më me renome në Shqipëri e cila në vitet e largëta ishte në garat evropiane.

Ekipi i Flamurtarit në vitin 1980 arritën 1/16 e Kupës UEFA atë botë, ku mundën gjigantin spanjollë, Barcelonën në Vlorë, por pësuan me rezultat të përgjithshëm.

Postime të ngjajshme
Sport

Nexhipi flet për transferimet te Ballkani

Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”

Sport

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Xhaka pritet t’i bashkohet Romës