Lajme

4 vjet nga rrëzimi i murit ilegal në veri të Mitrovicës

Muri ilegal në veri të Mitrovicës afër Urës së Ibrit është rrënuar përfundimisht më 5 shkurt 2017. Dy ekskavatorëve iu kanë dashur vetëm një orë për ta rrënuar murin e ndërtuar në Mitrovicën e veriut.

Derisa u tha se nuk do të ketë mure në atë pjesë, është paralajmëruar edhe hapja e urës që lidhë jugun dhe veriun.

E para që doli për t’i vëzhguar punimet ishte shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostollova, e cila tha se ky është një moment i rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj, derisa ka shtuar se së shpejti do të formohet edhe Asociacioni i Komunave Serbe.

Muri ndarës qëndroi në këtë pjesë të qytetit për dy muaj radhazi.

Postime të ngjajshme
Lajme

LDK-ja përmbys rezultatin e votave me kusht

Lajme

Letra e nëntë vjeçarit nga Kosova drejtuar Joe Bidenit

Lajme

Ministria e Shëndetësisë tregon se si kanë dështuar t’i sigurojnë vaksinat anti-COVID

Lajme

Detaje të reja nga grabitja në KEDS: Personat e maskuar nën kërcënimin e armëve vodhën një shumë të madhe parash