Sport

4 largime të tjera nga Arbëria, në mesin e tyre edhe dy futbollistët që erdhën nga jashtë vendit

Dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, Sunaj Hasan dhe Lutfi Bilali i kanë dhënë fund aventurës së tyre me fanellën e skuadrës së Arbërisë, që garon në Superligën e Kosovës.

Një gjë të tillë ka raportuar “Zëri”, sipas së cilës përveç kësaj dyshe nga vendi ynë, pjesë e Arbërisë në pranverë nuk do të jenë edhe Filonit Shaqiri dhe Arbnor Gashi.

Janë këto largimet e rradhës nga skuadra lipjane që udhëhiqet nga Arbnor Morina, ndërsa vlen të theksohet se nga kjo skuadër që ditë më parë u larguan edhe Gëzim Rusi, Kujtim Qeli dhe Rilind Gërbeshi.

Ndërkohë emra të ri te Arbëria deri në këto momente janë: Elmir Lekaj, Aldin Axhoviç, Marclei Santos dhe boshnjaku Anes Hot, i cili skuadrës kosovare iu bashkua nga rradhët e Pelisterit.

Ndryshe, Arbëria tashmë i ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror, derisa në fund të këtij muaji do të udhëtojnë drejt Antalias në Turqi, aty ku do të zhvillojnë edhe fazën kryesore të përgatitjeve për stinorin pranveror.

Kujtojmë Arbëria stinorin vjeshtorë në elitën e futbollit kosovar e mbylli në pozitën e 6-të me 21 pikë, ashtu që e pret një pranverë e nxehtë në garën për mbijetesë.

Postime të ngjajshme
Sport

Premierliga me lider të ri, Man City po shijon formën e jetës

Sport

Arsenali vazhdon me formën e mirë

Sport

Dramë e vertëtë, përfundon derbi mes Interit dhe Milanit ky është rezultati

Sport

Çfarë ndodhi në kacafytjen mes Lukakut dhe Ibrahimovic?