Lajme

33 vjeçarja nga Diaspora denoncon “dentistin e estradës” për ngacmim seksual

Fehim Haliti është dentisti kosovar i cili po akuzohet nga një 33-vjeçare nga Diaspora se e ka ngacmuar seksualisht atë në ordinancën e tij “Dent Fix”.

Teuta Gashi është vajza në fjalë e cila ka deklaruar se kur ka shkruar për kontrollë të dhëmbëve në ordinancën stomatologjike “Dent Fix” te Fehim Haliti, është ngacmuar seksualisht nga ky i fundit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

33-vjeçarja nga Diaspora pretendon se fillimisht i ka treguar atij se ka shumë frikë, por që dentisti në fjalë i është shprehur: Nuk është problem, unë ditën ta bëjë dy minuta, më ke mua aty.

“Shkova bëra një konsultë të dentisti. Në takimi e parë më priti shumë mirë dhe u tregu i sjellshëm. Kur shkova pastaj, fillum me i ndreq dhëmbët. Dentisti ja nisi duke ma kërkuar Snapchatin, kjo ishte hera e parë kur filloi të më ngacmonte”, tregoi ajo fillisht në emisionin “Shqipëria Live”, derisa shtoi se kur e ngacmoi për herë të dytë i tha: “mi hope mendët”.

Sipas Gashit, kur ka përfunduar dhëmbët, Fehim Haliti i “Dent Fix” i ka thënë se e kishte hutuar dhe kishte harruar t’i vendoste cement.

“Teuta mi ke humb mend kam harru me përdor cement”, thotë ajo.

33-vjeçarja tregon se e ka denoncuar në Polici, por që dosja e saj nuk u pranua si denoncim.

Tutje, Teuta Gashi thotë se Fehim Haliti ka udhëtuar drejt Zvicrës për ta takuar, derisa zbulon se ia ka ofruar 15 mijë euro për të mos e bërë publike këtë gjë.

“Doktori ka ardh në Zvicër, dhe m’ka thirr ne telefon për me dal. Ai m’ka thënë si nuk me dole ne takim. Ai mi ka ofruar 15 mijë euro që mos të flas ne media dhe polici këtë çështje. Më ka bo shumë dëme. Do ta ndjeki deri në fund”, tha ajo.

Dentisti Feim Haliti reklamohet nga një pjesë e madhe e estradës shqiptare.

/Reporteri.net/.

Related posts
Lajme

Njeriu më i pasur në botë i shet të gjitha shtëpitë, ja ku do të jetojë

Lajme

Gastronomët kërcënojnë Qeverinë

Lajme

Ky është parashikimi i motit për nesër

Lajme

Çfarë moti do të mbajë nesër në Kosovë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *