Lajme

32-vjeçarja e mbijetuar nga aksidenti në Koshare, flasin nga QKUK për gjendjen e saj

Katër persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të lënduar në aksidentin që ndodhi të dielën në fshatin Koshare. Nga të lënduarit, një 32-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Këtë e ka konfirmuar doktoresha e Qendrës Emergjente të QKUK-së, Krenare Makolli.

“E kemi pacienten në gjendjen emergjente. Është në gjendje të rëndë. Vazhdon të jetë në frymëmarrje të asistuar, në respirator”, ka deklaruar Makolli për KlanKosova.

Ndryshe, të dielën në aksidentin që ndodhi në fshatin Koshare të Ferizajt, si pasojë e një aksidenti trafiku në mes dy veturave, kanë vdekur katër persona dhe kanë mbetur të lënduar tre të tjerë.

Policia ka arrestuar të dielën një person i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, ndërkaq sot gjatë ditës Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS njofton për zonat që do të mbesin pa rrymë

Lajme

Krejt çka i tha Shaip Kamberi sot Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

Lajme

Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi tek rruga ‘B’

Lajme

Policia e gjobit me 150 euro, 24-vjeçarin që tejkaloi në vijë të plotë