Lajme

-30 gradë Celsius temperatura më e ulët në Kosovë: U shënua këtë vit dhe në këtë qytet

Dimri i vitit 1985, saktësisht i para 35 vjetëve, kishte shënuar temperaturat më të ulëta në Kosovë ku në qytetin e Klinës ato kishin rënë deri në -30.8 gradë Celsius ndërsa trashësia e borës shkoi deri në 99 cm, shkruan Gazeta Metro.

Siç kishin shkruar gazetat në atë kohë, 14 janari i vitit 1985 shënonte edhe temperaturat më të ulëta në Kosovë, ndërsa vendi cilësohet si më i ftohti në Europë.

Temperaturat minimale që u regjistruan më 13 janar të vitit 1985 në vendin tonë janë si vijojnë më poshtë:
Prishtinë – -27.2C,
Pejë – -24.8,
Gjakovë – -28C më 12 dhe 13 janar,
Istog – -25C,
Klinë – -30.8C,
Dragash – -20C,
Prizren – -23.6C,
Mitrovicë – -29C,
Ferizaj – -28.1C

Sipas matjeve në tri stacionet kryesore të Kosovës trashësia e borës kishte arritur në:

Prishtinë – 44cm
Pejë – 99cm
Prizren – 85cm

Postime të ngjajshme
Lajme

Pamje të aksidentit Prishtinë-Ferizaj, vetura futet në restorant

Lajme

Ekskluzive: Takohen Haradinaj, Veseli, Limaj e Pacolli, diskutojnë për mundësinë e koalicionit

Lajme

-20 gradë Celsius: A do të bjerë borë gjatë janarit? Flet Sylë Tahirsylaj

Lajme

57 milionë euro në 2019 shpenzime si pagesë për veteranët e UÇK-së