Lajme

21 plumbat që u shkrepën dje në Prishtinë, Policia jep detajet për rastin

Disa personave dje u është rrezikuar jeta e tyre pasi një person ka shtënë me armë në drejtim të tyre, mirëpo përveç dëmeve materiale në veturë, nuk kishte të lënduar.

Personat ishin duke lëvizur me veturë. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:40 në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur rreth 21 gëzhoja, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati.

“Ankuesit meshkuj kosovarë, raportojnë se derisa ishin duke lëvizur me veturë, një person i dyshuar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, mirëpo përveç dëmeve materiale në veturë, nuk kishte të lënduar. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur rreth 21 gëzhoja. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Postime të ngjajshme
Lajme

Gjendet 26 vjeçarja nga Skenderaj

Lajme

Vjedhja e dy milionëshit, shteti sekuestron tri vetura

Lajme

Pse ky dimër do jetë krejtësisht ndryshe nga ai i mëparshmi?

Lajme

Parashikimi i shkencëtarëve, ja çka do të ndodhë pas Covid-19