Sport

2 Korriku lidh bashkëpunim me gjigantin turk Besiktas

Skuadra nga kryeqyteti 2 Korriku ka arritur të bëjë marrëveshje bashkëpunimi me gjigantin turk dhe kampionin aktual të Turqisë, Beşiktaş.

Ky lajm është zyrtarizuar nga vetë skuadra prishtinase nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Kjo marrëveshje do të mundësojë që futbollistët nga shkolla e futbollit të 2 Korrikut, të provohen në Turqi te skuadra Beşiktaş, kurse përveç kësaj do të ketë edhe bashkëpunime për promovim të talenteve, trajnerëve dhe rritjes së profesionalizmit të ekipit prishtinas.

Ndryshe 2 Korriku njihet si ekip që ka prodhuar shumë futbollistë për ligën e Kosovës, teksa me këtë marrëveshje shumë talentë do të kenë mundësi të provohen në një klub profesional.

May be an image of 4 njerëz, people standing dhe E brendshme

Në lidhje me këtë bashkëpunim, për faqen zyrtare të klubit, u prononcua Shaban Baholli, një nga bashkëthemeluesit e Klubit të Futbollit “2 Korriku”.

Ai theksoi se: “Një lajm jashtëzakonisht i mirë për ne si klub dhe shkollë futbolli është ky i bashkëpunimit me një klub të madh, me traditë e histori si Beşiktaş. Ndarja e përvojave me klube të tilla, pa dyshim se na mundëson që të përmirësohemi, të mësojmë shumë dhe të planifikojmë në mënyrë sa më të mirë planet për të ardhmen, sepse bashkëpunimet e tilla kanë për qëllim planet afatgjate, në atë mënyrë që profesionalizmi në klub të rritet dhe të arrihet niveli i dëshiruar”.

Postime të ngjajshme
Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria

Sport

Mesazhi emocional i Rashicës drejtuar tifozëve të Werder Bremenit pas transferimit në Premierligë

Sport

Lajmi i fundit: Milot Rashica i bashkohet klubit të Premier Leagues

Sport

“Bomba” nga Spanja: Gjiganti evropian arrin marrëveshje me Haalandin, paga e tij javore është e “çmendur”