
Skuadra e 2 Korrikut ka qenë tejet aktive në afatin kalimtar veror, shkruan BlicMedia.
Prishtinasit së fundi kanë transferuar dy futbollist nga Republika e Malit të cilët pritet të bartin barrën kryesore në skuadër.
Bëhet fjalë për Sadio Fane i cili paraqitet në pozitën e sulmuesit qëndror dhe Mohamed Konate në pozitën e qendërmbrojtësit i cili njëherit ishte edhe kapiten i reprezentacionit të Malit për U17.
Me këto dy transferime skuadra e 2 Korrikut padyshim se do të jetë njëra nga skuadrat pretendente pët titull.
Këtë epitet skuadrës nga kryeqyteti ja forcon edhe më shumë shkolla e futbollit e cila me punën e palodhshme për çdo edicion sjell futbollist të rinjë në skuadër. /BlicMedia
Foto – Sadio Fane
Foro – Mohamed Kanate