Lajme

19 vjeçari zgjohet pas gati 1 viti në komë, nuk e di që bota përballet me koronavirusin

Një adoleshent që kishte pësuar një aksident me makinë është zgjuar pas 11 muajve në koma.

19 vjeçari, Joseph Flavill nga Tutbury, Staffordshire në Angli, u godit nga makina më 1 Mars të vitit të kaluar, tre javë para bllokimit të parë kombëtar të Anglisë, transmeton Reporteri.net.

Joseph, i njohur si Joe, pësoi një dëmtim të rëndë të trurit dhe përfundoi në koma për gati 11 muaj, por ai tani është zgjuar dhe ndodhet në gjendje të mirë.

Ai kaloi gjashtë muaj në Spitalin e Përgjithshëm Leicester para se të transferohej në qendrën rehabilituese neurologjike Adderley Green në Stoke katër muaj më parë.

Adoleshenti, u infektua me koronavirus dy herë, një herë ndërsa ishte ende në koma dhe një herë kur u zgjua, por e ka kaluar atë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Këta janë pesë milionerët që u zgjodhën deputetë të Kuvendit të Kosovës

Lajme

Albin Kurtit i ndryshon ‘matematika’, ja sa deputetë i duhen për formimin e qeverisë

LajmeZgjedhjet 2021

Ku u votua më shumë Vjosa Osmani?

Lajme

Ish-deputetët e LDK’së që nuk arritën të bëhen deputetë në këtë legjislaturë