Sport

16 vjeçarja refuzoi Gjermaninë për ta përfaqësuar Kosovën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

16 vjeçarja, Donika Grajqevci me shkollim dhe banim në Leipzig të Gjermanisë, ka vendosur të merr shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe me këtë edhe të prezantojë Përfaqësuesen e Kosovës në futbollin e femrave për U 19.

Kosova edhe në kategorinë e femrave po përpiqet të përgatitet sa më mirë që të ketë paraqitje dinjitoze në arenën ndërkombëtare,

Donika do t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës qysh në Shtator në ndeshjen e U 19 kundër Turqisë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj në faqen e tij zyrtare në facebook.

“16 vjeçarja Donika Grajqevci me shkollim dhe banim në Leipzig të Gjermanisë, ka vendosur të merr shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe me këtë edhe të prezantojë Përfaqësuesen e Kosovës në futbollin e femrave për U 19. Talenti i Donikës dhe përkujdesja e prindërve të saj kanë qenë dhe janë faktori kryesor që Donika të përcaktohet për kombëtaren tonë- edhepse tash luan për Jena dhe ka patur oferta nga Kombëtarja e Gjermanisë! Donika do t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës qysh në Shtator në ndeshjen e U 19 kundër Turqisë! Sukses Donikës! Falemnderit prindërve të saj” – ishte shkrimi i plotë i Ambasadës të Kosovës në Gjermani.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv