Sport

15 ndeshje zyrtare pa humbje, Visoka flet pasi që e kualifikoi A&N në çerekfinale

Klubi Futbollistik “A&N” nga Prizreni ka arritur ta eliminojë Flamurtarin në kuadër të Kupës së Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com

Skuadra prizrenase ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0 me golin e shënuar nga sulmuesi, Leotrim Gashi.

Kryetrajneri i A&N, Megzon Visoka, ka folur për Gazetën “Sheshi” pas kualifikimit në çerekfinale të kësaj gare.

Sipas Visokës, është sukses shumë i madh për klubin por edhe për të personalisht pasi që më parë nuk kanë arritur në çerekfinale.

“Kualifikimin e vlerësojmë lartë sepse për klubin dhe për mua personalisht është një sukses të cilin se kemi arritur më parë. Sa i përket ndeshjes së sotme me të vërtetë ishte një ndeshje shumë e vështirë kundër një kundërshtari shumë cilësor por mendoj që këmbëngulja dhe shpirti luftuar i djelmoshave ishte vendimtare në këtë ndeshje. Ndihem shumë krenarë me këta futbollistë sepse janë më meritorët për rezultatet e arritura dhe i përgëzojë për angazhimin e treguar sot”, potencoi Visoka.

 

Gjithashtu kryetrajneri ka folur edhe për objektivin kryesor të klubit.

“Ambiciet tona apo objektivi primar i klubit dihet tashmë që është ecuria pozitive në kampionat, mirëpo edhe në garën e Kupës do të bëjmë më të mirën e mundshme për ta parë deri kur mund të arrijmë”, përfundoi Visoka.

Kujtojmë që Megzon Visoka ka një ecuri të mrekullueshme ku në pesëmbëdhjetë ndeshje nuk ka pësuar asnjë humbje, duke llogaritur edhe tetë ndeshje me ish-skuadrën e tij, Vitinë.

Postime të ngjajshme
Sport

Krasniqi flet për golat e tij me Prishtinën: Shpresoj të vazhdojë në këtë mënyrë

Sport

Barcelona vazhdon shkëlqimin, fitore komode në udhëtim te Osasuna

Sport

Juventusi fiton ndaj Lazios

Sport

Selmani reagon pas rastit të dyshimtë në ndeshje ndaj Prishtinës