EURO 2020

13 herë u përballën: Kush doli fitues në shumicën e rasteve mes Itali-Angli

Anglia e ka eliminuar Danimarkën për t’u kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian për herë të parë në histori, atje ku do të përballet me Italinë, që të martën e eliminoi Spanjën pas ekzekutimit të penalltive.

Finalja e “Euro 2020”, që do të zhvillohet të dielën nga ora 21:00, do t’i vë përballë dy vende që e njohin shumë mirë njëra tjetrën dhe gjatë historisë janë përballur plot 13 herë.

Italia ka qenë shumë më e mirë se Anglia, duke fituar më shumë takime në përballjet mes tyre.

Shtatë herë ka triumfuar Italia, dy herë Anglia dhe katër ndeshje kanë përfunduar me barazim.

Se si do të rrjedhin gjërat në finalen e së dielës, mbetet të shihet pas pak ditësh, ku edhe do të kurorëzohet kampioni i ri i Evropës.

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020