Sport

12.5 milionë euro buxheti i FFK-së, të gjitha nga UEFA e FIFA

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë të ditur se Federata ka buxhet financiar prej 12.5 milionë eurosh, prej të cilave të gjitha janë të ardhura nga UEFA e FIFA.

“Buxhetin financiar e kemi 12.5 milionë euro, të gjitha të ardhura nga UEFA e FIFA. Të gjitha këto para shpenzohen për programe të ndryshme, të cila i lansojnë këto dy organe dhe ne të gjitha i aplikojmë”, ka thënë Ademi në “Favorit”.

Ademi ka shtuar se ai i aplikon të gjitha projektet e reja në UEFA e FIFA pasi që edhe është anëtar në bordin e programit “Hat-trick” të UEFA-s, ku ishte emëruar para ca kohësh.

Prej vitit 2016, kur Kosova u pranua si anëtare e plotë në UEFA dhe FIFA, buxheti i Federatës së Kosovës është rritur dukshëm për shkak të te ardhurave nga këto dy shtëpi të futbollit.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv