Lajme

11 veteranë dhe invalidë të UÇK -së, do të paraqiten sot para Gjykatës

Njëmbëdhjetë veteranë dhe invalidë të UÇK -së, do të paraqiten sot para Gjykatë Themelore në Prishtinë, ku akuzohen për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015-të.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Xhevdet Qeriqi, njëri ndër organizatorët e kësaj proteste.

Seanca do të fillojë në ora 09:30.

“Për, me datë 19.02.2021, e kemi marrë ftesën nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që të paraqitemi, në seancën e katërt të radhës. Pjesë e Aktakuzës, jemi Njëmbëdhjetë, Veteran dhe Invalid të UÇK- së. Pra, ne të gjithë akuzohemi për organizimin e protestës së veteranëve e cila ishte mbajtur në Prishtinë, ku përmes atij organizimi, ne i kërkonim të drejtat ligjore për kategoritë e luftës të UÇK-së. Pra saktësisht bëhet fjalë për Protestën e Gushtit të vitit 2015”, ka shkruar Qeriqi në profilin e tij “Facebook”.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vlora Çitaku tregon se cilat fotografi mbante në zyrë, sa ishte ministre

EkonomiLajme

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të mbajnë sot protestë para ndërtesës së Qeverisë

Lajme

IKSHPK, bën të ditur numrin total të rasteve pozitive në vend

Lajme

QIKA, organizon aksion simbolik në Sheshin “Skënderbeu”