Lajme

1 mijë e 500 euro për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve sot ka operacionalizuar Masën 3.1 për mbështetjen e familjeve që kanë humbur anëtarin e familjes nga COVID-19.

Në njoftimin e MFPT-së thuhet se secilës familje që ka humbur familjarin si pasojë e infektimit me COVID-19 do t’i ofrohet mbështetje financiare në vlerë prej 1 mijë e 500 euro, përcjell Demorkacia.com.

“Të drejtë aplikimi kanë vetëm anëtarët e familjes së ngushtë (bashkëshorti/ja, fëmiu, ose prindi) për familjarin e vdekur nga COVID-19. Konfirmimi do të bëhet me listën e vdekjeve të konfirmuara prej COVID-19 nga IKSHPK”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve sot ka operacionalizuar Masën 3.1 për mbështetjen e familjeve që kanë humbur anëtarin e familjes nga COVID-19.

Aplikimi do të mund të bëhet online duke plotësuar formularin në vijim: https://masa3-1.rks-gov.net

Aplikimi do të jetë i hapur deri me 30 nëntor 2021, dhe përveç detajeve personale të aplikuesit dhe familjarit që ka humbur jetën, nevojitet edhe:

– kopja e skanuar/fotografuar e letërnjoftimit;

– çertifikata civile që dëshmon lidhjen familjare të aplikuesit me familjarin që ka humbur jetën.

Të drejtë aplikimi kanë vetëm anëtarët e familjes së ngushtë (bashkëshorti/ja, fëmiu, ose prindi) për familjarin e vdekur nga COVID-19. Konfirmimi do të bëhet me listën e vdekjeve të konfirmuara prej COVID-19 nga IKSHPK.

Për ata që humbin familjarin pas datës 1 tetor 2021, parakusht për kualifikim për mbështetje do të jetë edhe vaksinimi me dy doza të vaksinës anti-COVID-19 i personit që ka humbur jetën.

Shuma e mbështetjes për aplikimet që përmbushin kriteret do të jetë 1,500 euro pagesë e njëhershme. Ndërsa mbështetje e veçantë do të jetë për personelin shëndesor të institucioneve publike që kanë humbur jetën në luftën e tyre me pandeminë.

Postime të ngjajshme
Lajme

PDK po përgatit padi për qeverinë Kurti

Lajme

Labi jep lajmin e mirë, thotë se Ambasada në Shkup e ka ftuar nënën e vajzës së sëmurë për të shikuar mundësinë e pajisjes me vizë

Lajme

Kaq vite burgim mund të dënohet burri që rrahu brutalisht gruan në market

Lajme

Komandanti i Njësisë Speciale reagon për rrahjen e gruas në Prishtinë