Lajme

​“Termokos”: Nuk i kemi dëmtuar gypat e ujësjellësit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Lagjja “Dardania” në Prishtinë ka mbetur pa ujë të pijshëm pasi janë dëmtuar gypat e ujësjellësit. KRU “Prishtina” fajësoi ndërmarrjen “Termokos” për dëmin.

Mirëpo, pasditen e sotme reagoi edhe “Termokos” duke thënë se dëmtimi nuk është shkaktuar si pasojë e punimeve të kësaj ndërmarrje. Sipas tyre, në pozicionin ku ka ndodhur sot shpërthimi i gypit të ujësjellësit nuk kanë qenë duke u zhvilluar kurrfarë punimesh as nga punëtorët e “Termokos” e as nga ndonjë kompani që kryen punime për këtë ndërmarrje.

“Termokos” thotë se shpërthimi i gypit të ujësjellësit, të premten pasdite në një pozicion tjetër në afërsi të shkollës “Dardania”, që është shkaktuar nga kompania e kontraktuar nga Komisioni Evropian për rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, është sanuar një ditë më parë.“Sido që të jetë NP ‘Termokos’ do të kërkojë më shumë përgjegjësi nga kontraktorët, që punojnë në projektet tona në mënyrë që të mos shkaktohen dëme në infrastrukturën nëntokësore kompanive të tjera, me të cilat ndërmarrja jonë ka bashkëpunim të shkëlqyer”, përfundoi komunikata e “Termokos./kosovapress/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat

Lajme

Jabllanoviq: Nëse dikush mendon se serbët mund të qeverisen me 200 vota, nuk i njeh serbet sa duhet